Historiku

A.P.M.P. “ DUA “ është kompani private e konsultimeve dhe shërbimeve profesionale e krijuar në vitin 2001.

Vlera e kësaj kompanie konsiston në sinergjinë, e cila është rezultat i kombinimit të përvojave të ndryshme profesionale dhe kualifikimeve. 

A.P.M.P.  “DUA“ ofron produktet/shërbimet e veta në këto fusha:

- DOGANA - (Agjenci doganore: Shërbime të agjentit doganorë në të gjitha pikat kufitare dhe përgatitjen e të gjitha dokumenteve lidhur me autorizimet, ankesat dhe çdo shkresë doganore).

- TRANSPORTI - (Transport ndërkombëtarë të të gjitha mallrave nga Evropa, Azia dhe Amerika)

- DISITRIBUIMI - (Përfaqësues gjeneral për distribuimin e ujit Lajthiza, distribuimi i mallrave të transportuara nga Evropa deri në destinacionin e fundit).

Shërbime të Menaxhimit Profesional:

- Hulumtime tregu,

• Ofrimin e shërbimeve këshillëdhënëse afariste për ndërmarrje dhe biznese,
• Plane biznesi dhe marketingu,
• Mbajtje të librave, kontabilitet, këshilla tatimore dhe auditim
• Shërbime të jurisprudencës
• Plane biznesi për kredi
• Asistencë dhe përkrahje në menaxhim
• Sigurime automjetesh dhe të objekteve afariste e shtëpi banimi, si dhe aranzhmane të ndryshme në bashkëpunim me kompani të njohura turistike .

-A.P.M.P. “ DUA “ ka staf shumë të motivuar me përgatitje të lartë profesionale.

Stafi i përkohshëm përbëhet nga katër ekonomistë dhe një juriste me përgatitje të lartë shkollore, dhe përvojë të gjatë në këto fusha ekonomiko-juridike, një biznesmen të suksesshëm me përgatitje të lartë në fushën e menaxhimit të bizneseve me përvojë 13 vjeçare.

Përpos stafit të rregullt, A.P.M.P. “ DUA “ ka një numër të madh bashkëpunëtorësh profesionalë, konsultantësh, shumica nga të cilët kryesisht janë arsimuar në universitetet e Evropës Perëndimore dhe të Amerikës.

Shumica e këtyre konsultantëve janë të rinj dhe shumë të motivuar, prandaj edhe njëkohësisht konsiderohen si një pjesë shumë vitale e suksesit të agjencisë A.P.M.P. “ DUA “, sidomos në fushën e doganave, në aktivitetet hulumtuese, trajnuese, të mbajtjes së librave, kontabilitetit dhe shërbimeve të tjera që i ofron për klientët.

Ata kanë treguar një kualitet të lartë profesional kudo që janë angazhuar në projektet e mëparshme  dhe po ashtu bashkëpunojnë edhe me profesorë të universitetit si dhe me zyrtarë të lartë të institucioneve qeveritare.   

© Copyright 2014 - DUA - Agjensia për Menaxhim Profesional - All Rights Reserved